Qitësi turk, Jusuf Dikeç tërheq vëmendjen në rrjetet sociale

schedule13:02 - 1 Gusht, 2024

schedule 13:02 - 1 Gusht, 2024

Pa lente, xhama mbrojtës apo kufje speciale. I ftohtë akull, me syzet optike që mban zakonisht dhe sikur të paraqitej si çdo ditë në punë. Jusuf Dikeç është kthyer në sensacionin e “Lojrave Olimpike”, ndërsa videot dhe fotot e garimit të tij në qitje me pistoletë me ajër në “Paris 2024” po bëjnë xhiron e botës.

Në fakt, pistoleta është pjesë e profesionit të tij, si rreshter në xhandarmarinë e Stambollit dhe sipas mënyrës së tij e përdori për t’I dhuruar Turqisë medaljen e argjendit në garën dyshe, pasi bashkë me kolegen e tij Seval Iljad Tarhan mundën 16-14 rivalët serbë.

Për Dikeç, tashmë në moshën 51-vjeçare kjo ishte olimpiada e pestë në karrierë. Në të shkuarën I ishte afruar disa herë zonës së medaljeve, por pa sukses.

Këtë herë ishte ndryshe.

Ai triumfoi me medaljen e argjendit, ndërsa përveç kësaj mori edhe një tjetër medalje ari, atë të dhënë nga populli i rrjeteve sociale si “Atleti më Tip” i Lojrave Olimpike “Paris 2024”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!