Qindra viktima nga trazirat në Bangladesh, qeveria vendos shtetrrethim

schedule22:57 - 19 Korrik, 2024

schedule 22:57 - 19 Korrik, 2024

Pas protestave të studentëve, qeveria e Bangladeshit ka njoftuar se ka vendosur një shtetrrethim. Lajmi u konfirmua nga Zëdhënësi i kryeministrit Sheikh Hasina.

Trazirat në Bangladesh shkaktuar një numër të lartë viktimash. Deri më tani raportohet për qindra viktima.

Më herët gjatë ditës së sotme, telekomunikimet u ndërprenë dhe kanalet televizive ndaluan transmetimin. Që nga e enjtja, autoritetet kishin kufizuar gjithashtu disa shërbime të telefonisë celulare në një përpjekje për të shuar trazirat.

Protestuesit i thonë ‘jo’ sistemit aktual të kuotave për emërimet në sektorin publik. Studentët prej javësh po zhvillojnë protesta thuajse të përditshme , duke kërkuar që qeveria të braktisë sistemin e kuotave të rekrutimit dhe të miratojë një sistem të bazuar në merita.

/abcnews.al/