Festimet për fitoren e PSG kthehen në tragjedi/ Dy të vdekur dhe qindra të arrestuar në Francë

schedule09:46 - 1 Qershor, 2025

schedule 09:46 - 1 Qershor, 2025

Ajo që duhet të ishte një festë, është kthyer në një tragjedi të vërtetë.

Pas triumfit të Champions League, tifozët parizine dhe jo e vetëm zbritën në rrugët e kryeqytetit francez, duke I kthyer ato në sheshe përleshjesh dhe dhune.

Si pasojë 2 persona humben jetën, qindra të tjerë u plagosën dhe qindra të tjerë janë arrestuar nga policia.

Sipas autoriteteve franceze, një i ri humbi jetën pasi u godit me thikë në një prej “fan zone”, ndërsa një grua e moshuar gjithashtu ndërroi jetë pasi I përplas nga një motor.

Si pasojë e hedhjes së sendeve të forta, fishekzjarrëve dhe bombave molotov, më shumë se 500 persona u lënduan, 4 prej të cilëve më rëndë dhe ndodhen të shtruar në spital.

Policia njofton se ka ndaluar 559 persona, 320 prej cilëve janë në gjendje arresti.

Jo vetëm kaq, si në një guerilje, turmat dogjën dyqane dhe automjete, ndërsa ende nuk ka një shifër financiare, por autoritetet thonë se dëmet janë shumë të mëdha.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!