Mëngjesin e kësaj të mërkure një numër i madh qytetarësh kanë pasur probleme në kalimin e kufirit me Greqinë.
Burime për Abc News bëjnë me dije se në Kakavijë dhe në Kashticë ka probleme në lidhje me lëvizjen e qytetarëve. Në Kakavijë nga ora 12 e mesnatës së djeshme kufiri është mbyllur dhe udhëtarët presin në radhë. Deri më tani ato nuk kanë marrë asnjë shpjegim se pse ka ndodhur ky bllokim lëvizjesh.
Një ndër qytetarët që po pret për tu futur në shtetin fqinj është shprehur se vetëm me praninë e medias aty kanë filluar dhe lëvizjet, pasi që nga ora 12 e natës kemi qenë të bllokuar.
“Kemi që në 12 të natës të bllokuar, shteti të bëjë diçka. Unë jam rezidente në shtetin fqinj, nuk na kanë thënë asgjë para se të vinit ju. Ata nuk pranojnë që të kalojmë ne në Greqi, ndërsa lëvizja e kundërt lejohet, gjithmonë bëhet kjo padrejtësi, kjo nuk më pëlqen”, është shprehur ajo.
Deri më tani justifikimi i vetëm nga dogana greke bëhet me dije se ka problemi sistemi PLF që është një aplikacion që plotësojnë të huajt para se të hyjnë në Greqi.
Ndërkohë Qafë Bota një tjetër pikë kufitare duke filluar nga dita e sotme deri me 4 korrik do të jetë e mbyllur dhe hyrja në shtetin grek do të lejohet vetëm përmes pikave kufitare të Kakavijës, Kapshticës, Evzonin, Promaxona, Nimfea dhe Kipo./abcnews.al