Naim Idrizi artisti që realizon grafika dhe piktura 3 D në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, tregoi për pasionin e tij për pikturat 3 D dhe qindra punime të tij murale.
Idrizi realizon grafika dhe piktura 3D në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Kam punuar katër ditë në këtë pikturë, 3D arti punohet vetëm prej një pikë, pra e ka punën pak më ndryshe se pikturat e tjera. Frika ishte nëse do të mund ta realizoja sepse nuk kisha bërë ndonjë kurs. Rrezikova dhe doli ashtu siç duhej. Deri në vitin 2018 kam punuar në Kosovë dhe më pas u transferova në Maqedoninë e Veriut. “Breshka e ujit” ka qenë punimi që u bë shumë virale. Me këtë vepër doja t’i lija një dhuratë vendit tim Maqedonisë si një Hajmali”, tregoi ai.
Gjatë intervistës, ai u shpreh se në shumicën e punimeve e shoqëron familja duke treguar se është edhe mbështetja e tij më e madhe.
/abcnews.al/