Qindra protestues janë mbledhur mbrëmjen e sotme jashtë ambasadës austriake në Paris.
Ata protestojnë kundër kufizimeve të reja të Austrisë prej pandemisë së COVID, pasi Franca mund të jetë vendi i radhës ku do të kufizohen udhëtimet.
Protesta u mbyll pa incidente. Nisma për thirrjen e saj ishte e politikanit të ekstremit të djathtë Florian Filippo, i cili ka qëndruar në vijën e parë të protestave kundër pasaportës së vaksinimit.
Europa është bërë sërish epiqendra e pandemisë së COVID, ndërsa disa nga vendet kryesore kanë paralajmëruar kufizime në prag të Krishtlindjeve. Në fillim këtë kësaj jave Austria vendosi bllokim për qytetarët e pavaksinuar. /Abcnews.al