Qindra autobusë me protestues nisen nga rrethet

schedule10:19 - 27 Janar, 2018

schedule 10:19 - 27 Janar, 2018

Qindra autobusë nga rrethe të ndryshme të vendit janë nisur mëngjesin e sotëm drejt Tiranës për t’iu bahskuar protestës së opozitës.

Sipas Partisë Demokratike nga Gjirokastra u nisën 4 autobusë të organizuar nga të dyja forcat politike PD LSI me 4 00 persona.

Tetë autobusa me simpatizantë u niseën nga Berati në orën 7:30 pranë Degës së PD-së se qytetit.

Kryetari i PD, se Gazmend Azizi, deklaroi se përveç tyre janë nisur edhe qindra mjete të vogla në mënyrë private.

Ndërsa, LSI në qytetin e Beratit ka nisur pesë autobusë nga pika të ndryshme të qytetit. Qindra mjete të vogla kanë nisur të udhetojne drejt Tiranës, për t’u bërë pjesë e protestës të opozites.

Korçë. Prej orës 06:00 të mëngjesit ka filluar nisja e protestuesve drejt kryeqytetit. Sipas burimeve te deges së PD në Korçë drejt Tiranës janë nisur me autobusë, furgonë dhe mjete private rreth 2100 persona. Protestuesit janë nga qyteti i Korçës dhe njeësitë administrative të bashkisë Korçë.

Nga Pogradeci janë nisur drejt Tiranes rreth 1200 persona. Nga rrethi i Devollit 1500 persona dhe nga Kolonja rreth 500 persona.

Policia e Korçës ka vendosur një postbllok në dalje të qytetit për të monitoruar nisjen e mjeteve dhe për të verifikuar nëse protestuesve mund t’ju jene bashkuar persona me precedentë penalë. Dega lokale e PD Korçë ka denoncuar presionin e strukturave shtetërore mbi shoqëritë e autobusëve duke ju bërë presion këtyre të fundit për të mos transportuar protestuesit drejt Tiranës. Sipas burimeve nga PD pjesa me e madhe e autobusëve të linjes me Tiranën janë prenotuar nga drejtoria arsimore e Korçës, për organizimin e ekskursioneve neë pika turistike të rajonit juglindor.

Përveç protestuesve dhe qytetareve te organizuar nga PD, drejt Tiranes jane nisur edhe disa mjete me protestues të LSI. Burime nga LSI thonë se protestës seë opozites do t’i bashkohen rreth 700 qytetarë te organizuar nga LSI Korce.

Vlorë. 12 autobusë jane nisur prej orës 7 e 45 minuta në drejtim të Tiranës nga Vlora. Veç autobusëve në dizpocion të protestuesve nga Vlora janë vendosur edhe disa furgonë, ndërsa një pjesë e madhe kanë udhëtuar edhe me mjete private drejt kryeqytetit. Nga PD-ja e Vlorës konfirmohet në rrugë zyrtare nga kryetari Gramoz Nazeraj se jane mbi 1500 persona nga Vlora në drejtim të Tiranës për protesteën e orës 12.

Janë nisur nga Saranda dhe Delvina militantët e opozitës, të cilët do të mblidhen në një protestë në orën 12 në Tiranë.

Nga Saranda, megjithëse ishte njoftuar se do të niseshin 2 autobusa, mëngjesin e sotëm rreth orës 5.20 është nisur vetëm 1 autobus me rreth 50 persona.

Gjithashtu 1 autobus me militantë të LSI është nisur nga qyteti i Delvinës.

Nga Fieri janë nisur rreth 25 autobusë dhe mbi 200 mjete te vogla me rreth 3000 njerëz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!