“Qielli vjollcë”, pamjet mahnitëse fotografohen në Indonezi

schedule14:12 - 8 Mars, 2021

schedule 14:12 - 8 Mars, 2021

Disa pamje magjepsëse janë fotografuar në Indonezi pas goditjes së një rrufeje mbi një vullkan. Imazhet u kapën në malin Sinabung në Karo, ndërsa vullkani lëshonte hi dhe tym në një lartësi prej 5 kilometrash.

Qielli vjollcë u shkaktua nga shpërndarja e dritës së bardhë për shkak të lagështisë, mjegullës dhe pluhurit në ajër. Vullkani në Sinabung  ka qenë joaktiv për shekuj me radhë por u rikthye në jetë vitet e fudnit, me shpërthime që kanë rezultuar vdekjeprurëse. /abcnews.al

Imazhet e pabesueshme që tregojnë rrufetë që godasin sipër vullkanit në qiellin vjollcë janë kapur duke përdorur një ekspozim të gjatë

Mali Sinabung në Karo, Sumatra Veriore, shpërtheu në fillim të javës së kaluar me hirin e nxehtë duke u ngjitur 16,400 metra në qiell dhe mbeturinat vullkanike që depozitonin në fshatrat afër. Vullkani vazhdoi të dërgonte material në qiell për disa ditë

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!