Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të nënshkruajnë 11 marrëveshje

schedule12:51 - 16 Shtator, 2021

schedule 12:51 - 16 Shtator, 2021

Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut do të nënshkruajnë 11 marrëveshje bilaterale në takimin e sotëm të përbashkët në Shkup.

Njëra ndër to do të jetë edhe studim i fizibilitetit për rrugën Prizren–Tetovë dhe rregullimi kufitar të komunikacionit hekurudhor.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, përmes një postimi në Facebook.

“11 marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Disa nga marrëveshjet: studim i fizibilitetit për rrugën ’Prizren–Tetovë’; bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale”, ka shkruar ai.

Mbledhja e dy qeverive është duke vazhduar, derisa pritet që përmes një ceremonie solemne të nënshkruhet marrëveshjet.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!