822 mijë euro kanë lëvruar qeveria zvicerane dhe ajo austriake për përmirësimin e kushteve sociale dhe ekonomike të komuniteteve lokale. 16 bashki në katër rajonet e Shqipërisë janë shpallur përfituese të granteve, të cilat do t’i investojnë në arsim, turizëm, sport, kulturë e infrastrukturë komunitare.
Projektet u përzgjodhën mes 47 aplikimesh dhe u prezantuan në një aktivitet nga Programi për Zhvillimin Rajonal në Shqipëri në bashkëpunim me katër Agjencitë e Zhvillimit Rajonal.
Drejtuesi i Programit për Zhvillimin Rajonal në vendin tonë, Carl Heller, u ndal në rëndësinë që ka zhvillimi i rajoneve të forta në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
“Reduktmi i pabarazive në Shqipëri, duke mbështetur zhvillimin e rajoneve të forta përmes mirëpërdormit të potencialeve që gëzojnë mund të sigurojnë kushte më të mira sociale dhe ekonomike për qytetarët”, u shpreh Heller./abcnews.al