Qeveria zgjat afatin e rivlerësimit të pronave, kur është data përfundimtare

schedule17:13 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 17:13 - 24 Dhjetor, 2021

Sot Qeveria Shqiptare përmes një akti normativ, zgjati afatin e procesit të rivlerësimit të banesave deri në 30 prill 2022.

Kjo zgjatje afati ka edhe një risi në favor të qytetarëve.

Ligji bazë dhe shtyrja e bërë vjet, parashikonin që ditën që mbyllej afati i aplikimeve mbyllej edhe afati i pagesave.

Me shtesën e fundit, afati i aplikimeve mbyllet më 30 prill, ndërsa afati i pagesave zgjatet më tej deri më 31 korrik 2022.

Për vitin 2020 u kryen 29.450 rivlerësime.
Për vitin 2021 u kryen 31.500 rivlerësime (pa dhjetorin).
Pra publiku e ka ndjekur procesin dhe është ndërgjegjësuar për të
mirat dhe përfitimet e tij.

Tjetër arsye e shtimit të aplikimeve është edhe mbarëvajtja e procesit të legalizimeve.

Vetëm legalizime për vitin 2021 janë rreth 23.000 familje, të cilat janë kontigjent shtesë që futen në procesin e rivlerësimit.

Për periudhën e fundvitit ju drejtohemi qytetarëve të ulim fluksin e aplikimeve në e-albania, për t’u dhënë mundësi emigrantëve të ardhur për festat e fundvitit të kryejnë procedura pranë nesh.

abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!