U shemb shkolla nga tërmeti? Qeveria u paguan transportin nxënësve që udhëtojnë 5 km larg

schedule23:50 - 23 Shtator, 2020

schedule 23:50 - 23 Shtator, 2020

Nxënësve që shkollat ku mësojnë kanë dalë jashtë funksionit ose janë në rindërtim dhe u duhet të shkojnë në një tjetër godinë arsimore mbi 5 km larg, qeveria do u paguajë transportin.  Nga vendimi që është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë përfitojnë edhe studentët.

Për përdorimin e fondeve publike për transportimin e nxënësve që mësojnë jashtë vendbanimit.  Nga vendimi përfitojnë nxënësit që ndjekin procesin mësimor në institucionet arsimore publike, të arsimit të mesëm të lartë dhe të arsimit profesional, godinat e të cilave kanë dalë jashtë funksionit apo janë në rikonstruksion/ rindërtim, vërtetuar me aktet përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi dhe që udhëtojnë mbi 5 km për të ndjekur procesin mësimor, larg vendbanimit të përhershëm” thuhet në vendim. db/Abcnews.al