Shtyhet për në muajin shtator miratimi i projektligjit për amnistinë fiskale dhe penale.Shtyrja e miratimit të këtij drafti ka ardhur pas problemeve të ngritura nga shoqata e bankave dhe bizneset në vend.
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka pranuar kërkesën e bërë edhe nga komisioni i ligjeve për një diskutim më të detajuar të draftit dhe plotësimin e tij me udhëzime.
Ky ligj parashikohej të miratohej në parlament në seancën e së mërkurës. Ndryshimet ligjore parashikojnë amnistinë për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të padeklaruara nga individët dhe bizneset.
Amnistia pritet të zgjasë një vit nga miratimi i saj në parlament dhe përcakton se nëse vetdeklarimi bëhet në muajt e parë taksimi mbi vlerën e pasurisë do të jetë 5%. /abcnews.al