Qeveria të monitorojë tregjet e naftës, Malaj: Shtetet e BE nuk duan një tjetër krizë ekonomike

schedule14:34 - 9 Janar, 2020

schedule 14:34 - 9 Janar, 2020

Edhe pse larg Shqipëria mund të preket nga konflikti SHBA/Iran. Eksperti Arben Malaj deklaron se qeveria duhet të bëjë kujdes dhe të monitorojë tregjet e karburanteve për të shmangur efektin në ekonomi. Ashpërsimi i konflikteve midis dy vendeve mund të shkaktojë një krizë tjetër ekonomike në botë, por Malaj analizon se vendet e BE-së nuk kanë interes ekonomik për të lejuar rritjen e tensioneve midis Iranit dhe SHBA-ve.

Tregu i karburanteve në Shqipëri është shumë i ndjeshëm ndaj luhatjes së çmimeve të naftës në tregjet botërore.

Edhe pse aktualisht nuk ka ndryshime të çmimeve në pikat e tregtimit me pakicë, Arben Malaj i sygjeron qeverisë shqiptare të bëjë kujdes dhe të monitorojë tregjet pasi kjo do të ndikonte direkt në ekonomi.

“Nëse konflikti SHBA – Iran do të ashpërsohej, atëherë ndikimet në ekonominë botërore do të ishin të mëdha”, u shpreh ai. Malaj deklaron se impakt negativ do të kishte sidomos në çmimin e naftës, rënie të investimeve dhe të tregtisë rajonale e globale.

Por interesat ekonomikë mesa duket janë më të mëdha. Malaj shprehet se  shumë shtete që janë jashtë konfliktit përfshirë këtu edhe vendet e BE-së krijojnw premisa për ndaljen e përshkallëzimit të konfliktit Iran – SHBA.

Nëse tensionet Iran –SHBA do të rriteshin efektet negative për ekonominë botërore do të ishin të larta. Aktualisht çmimi i naftës në tregjet botërore  është strabilizuar pasi pësoi një rritje me rreth 7% pas vrajses së gjeneralit Iranian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!