Qeveria shton numrin e punonjësve të administratës për vitin e ardhshëm elektoral

schedule17:03 - 22 Tetor, 2022

schedule 17:03 - 22 Tetor, 2022

Administrata shtetërore do të ketë 548 punonjës më tepër gjatë vitit të ardhshëm.

Buxheti i vitit të ardhshëm do të shpenzojë më shumë para për të punësuarit e rinj në administratë.2023 është një vit elektoral dhe mesa duket qeveria ka vendosur të rrisë numrin e punonjësve buxhetorë.

Shtesë në strukturën e punonjësve përfitojnë disa ministri.

Numri më i lartë i të punësuarve të rinj pritet të emërohen në ministrinë e Infrastrukturës e cila do të ketë 155 persona më shumë.

Po ashtu edhe ministria e brendshme do të ketë një numër të konsiderueshëm të punonjësve të rinj nëse e krahasojmë me vitin aktual saktësisht stafit të ministrisë do i shtohen 139 persona. Vlen të theksohet se institucionet që do të kenë numrin më të ulët të punonjësve do të jetë ministria e arsimit ,struktura e të cilës parashikohet të zgjerohet me vetëm 15 punonjës të rinj.

Kjo shtesë e administratës shtetërore vjen në një vit elektoral. Por përtej faktit që është një vit elektoral shqetësues është fakti se kjo fryrje e administratës në prag të zgjedhjeve do të rrisë edhe më shumë shpenzimet në buxhet në një kohë që kriza ka përfshirë ekonominë shqiptare.

Nëse bëjmë një vlerësim në 5 vitet e fundit qeveria e majtë ka shtuar të punësuarit në administratë me rreth 2 mijë e 642 persona.

Shtesat e punonjësve sipas ministrive

MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS  155
MINISTRIA E BRENDSHME  139
MINISTRIA E FINANCAVE  57
MINISTRIA E BUJQËSISË  42
KRYEMINISTRIA  19
MINISTRIA E ARSIMIT  15

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!