Qeveria shqiptare merr vendimin e rëndësishëm për kriptomonedhat

schedule16:07 - 30 Nëntor, 2021

schedule 16:07 - 30 Nëntor, 2021

Miratohet çelja e bursës së kriptomonedhave në Shqipëri. Monedha virtuale ka qenë kryefjalë në shumë raste në vitin që po mbyllet. Duke parë rritjen e tregut të krimptomonedhave, qeveria shqiptare pak ditë më parë ka vendosur që të miratojë procedurat për licencimin e subjekteve që do veprojnë si bursa digjitale në vend. Kjo do të thotë që investimet në kriptomendha nuk do bëhen më vetëm nga tregjet ndërkombëtare, por nga sistemi financiar shqiptar.

Bursa e decentralizuar “DLT” është bursa që përdor teknologjinë “DLT”, ku çelësi privat për të aksesuar tokenin/ët digjitalë dhe/ose monedhat virtuale, të cilat janë subjekt i transaksioneve në këtë bursë, mbahet nga vetë përdoruesit e bursës” specifikohet.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4, shkronja “b”, 51, pika 3, dhe 106, pika 1, të ligjit nr.66/2020, “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, dhe të ligjit nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Miratimin e rregullores “Për licencimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë si bursë DLT”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
  2. Ngarkohen Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” thuhet në vendimin e plotë qeverisë të miratuar në datë 24 Nëntor.

Në rregullore specifikohen se janë tre lloje licencash;

  1. a) licenca e kategorisë “A”, ku mund të tregtohen vetëm tokenë digjitalë shërbimesh, tokenë digjitalë asetesh dhe tokenë digjitalë pagesash,;
  2. b) licenca e kategorisë “B”, ku krahas veprimtarisë së lejuar për kategorinë “A”, mund të tregtohet gjithashtu para FIAT dhe monedha virtuale,
  3. c) licenca e kategorisë “C”, ku krahas veprimtarisë së lejuar për kategoritë “A” dhe “B”, mund të tregtohen gjithashtu, edhe tokenë digjitalë të titujve.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!