Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi kanë zhvilluar paraditen e sotme një mbledhje të përbashkët në Shkodër. Në fjalën e tij kryeministri shqiptar Edi Rama theksoi nevojën për të zgjeruar investime dhe për të thithur sa më shumë kapacitet bashkiake, natyrore dhe ekonomike mes dy vendeve.
“Zhvillim ekonomik dhe rritje e mirëqënies. Bashkëpunimi rajonal ndër të cilat ndërtimi i autostradës adriatiko-joniane është strategji”.
Për kryeminsitri Rama turizmi i Malit të Zi është një shembull për t’u ndjekur.
“Së fundi duke ndjekur edhe shembullin tuaj të turizmit që është një shembull i shkëlqyer dhe duke komunikuar edhe me investitorët që janë të pranishëm në bregdetin tuaj e kemi dëgjuar nevojën tuaj për t’u zgjeruar me investime edhe në anën tonë të kufirit.
Kemi gjetur gjuhën pa asnjë mundim për të inkurajuar shkëmbimet kulturore. Kemi shumë për të bërë kur vjen puna tek nxitja e shkëmbime tregtare, pasi sot nuk janë në nivelin e duhur duke patur parasysh potencialin që kemi. Duhet të heqim barrierat tarifore që shpesh herë bëhen problem për importuesit tanë në të dyja anët. Më vjen shumë mirë që kjo mbledhje qeverie pasohet nga një forum i biznesit”.
Rama vlerësoi fqinjësinë e mirë mes dy vendeve dhe kontributin e Malit të Zi për stabilitetin në rajon.
“Fqinjësia e mirë është shembulli më i shkëlqyer i marrëdhënieve, jemi të lumtur që ndajmë kufirin me ju, ashtu sikurse ndjekim me respektin progresin dhe përpjekjet tuaja që e kanë transformuar Malin e Zi duke e kthyer në model referimi në gjithë aspektet.
Keni një dialog si s’ka më të mirë politik, na vjen mirë që na u dha mundësia ta shprehim me veprim gjithë dashurinë dhe respektin për ju duke mbështetur pa rezerva procesin e anëtarësimit të Malit të zi në NATO, i cili ka kontribuar në stabilitetin e rajonit”. /abcnews.al