Në përputhje me ambicien e shprehur prej tij, që ky mandat të jetë i fokusuar tek mjedisi, Edi Rama ka çuar përpara planin për të ndaluar përdorimin e qeseve plastike.
Madje qeveria ka dorëzuar në Kuvend, në 9 dhjetor një projektligj, sipas të cilit, synohet reduktimi i përdorimit të plastikës.
Afati më ekstrem i propozuar nga Këshilli i Ministrave është ai i qershorit 2020, për të ndaluar përdorimin e qeseve.
Qershori 2020 nuk është një gafë momenti, por një gabim i përsëritur disa herë. Edhe në relacion, edhe në projektligj, qeveria shkruan 1 qershor 2020, kur sic mendohet, mund të jetë fjala, për qershorin e ardhshëm 2022, dhe jo atë të shkuarin.
Është e pakuptueshme se si një zinxhir institucionesh që kanë kaluar nismën, nga Ministria e Mjedisit, tek ministritë e linjës, e më pas tek mbledhja e Këshillit të Ministrave, asnjë zyrtar shteti nuk e ka vënë re këtë gafë, që ka mbërritur deri në parlament.
Gjithsesi, në këtë dokument Qeveria i kërkon votat Kuvendit për të miratuar këtë nismë, e cila parashikon gjoba të larta për ata subjekte që përdorin qese plastike, penalitete që fillojnë nga 10-15 milionë lekë të vjetër.
Nisma për ndalimin e qeseve plastike është njoftuar disa herë, por prej vitesh ajo dështon për arsye të ndryshme të cilat pushteti lokal dhe ai qendror asnjëherë nuk i kanë shpjeguar./abcnews.al