Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qeveria “Rama 4” dhe integrimi në BE/ Analistët të ndarë në qëndrime: Do ketë edhe nga e djathta, por…

schedule21:18 - 8 Shtator, 2025

schedule 21:18 - 8 Shtator, 2025

TIRANË- Pas pak ditësh, kryeministri Edi Rama do dizajnojë kabinetin e ri qeveritar, ndërsa ajo që pritet me interes janë emrat që do t’i ketë pjesë të formacionit “Rama 4”.

Analisti Roland Bejko, i ftuar në “Real Story” theksoi se Rama duhet të bëjë reforma strukturore thelbësore për rrugën evropiane dhe këtë duhet ta realizojë në bashkëpunim me opozitën, ashtu siç është ajo.

“ Nëse do sukses dhe ta integrojë Shqipërinë duhet ta ndryshojë konceptin mbi shtet drejtimin. Këto që po bën Rama është marrja e masave. Ai duhet të bëjë reforma thelbësore strukturore. Dhe këto reforma, duhet të bëjnë dhe me atë palo-opozitën. Sepse të gjitha shtete, që kanë pasur sukses në reformat strukturore i kanë bërë bashkë me opozitën dhe kërkon konsensus të gjerë”, tha ai.

Analisti Çupi shpreh bindjen se kryeministri Edi Rama do ta përmbyllë me sukses objektivin madhor për të dorëzuar Shqipërisë në BE, brenda 2030.

Në këto kushte, ai thotë se Komisioni Parlamentar për Integrimin nuk duhet t’i lihet në dorë opozitës,  sepse gjatë kohës që ajo e drejtoi provoi se nuk kishte në agjendë dërgimin e vendit në BE, por fushatën kundër këtij misioni.

“Ka një raport  të veçantë tani midis demokracinë dhe stabilitetin, sose më tej se stabilitet. Ndodhemi dhe para fakti se populli shqiptar, votuesi në masë,  i ka dhënë besimin një qeverie.  Në fund të fundit, Edi Rama ka përgjegjësinë e madhe të jashtëzakonshme që njëherë para popullit të vet dhe para aspiratës  shqiptare, dhe para Evropës që ta dorëzojë Shqipërinë në Europë në fund të këtij mandati.  U provua se Opozita Komisionin e Integrimin e keqpërdori deri në pikën sa e ktheu nën një çekiç kundër pranimit në BE. S’po themi për Sali Berishën, i cili nuk konsiderohet, sepse është jashtë realiteti dhe jashtë arsyes, kishim Tabakun që shkoi në Bruksel dhe bëri thirrje që Shqipërinë të mos pranonin Shqipërinë në BE, mendoni që edhe tani të kemi një komision përsëri të tillë, çfarë dobësie do ishte për Shqipërinë. Do ishte një gjë e papranueshme. Edi Rama po tenton të ndërtojë republikën e pestë, që do të thotë që do lerë mbrapa disa nga drunjtë e thatë. Sigurisht që do bëjë rekord.”, tha ai.

Kurse juristja Brizida Gjikondi shikon surpriza në kabinetin qeveritar “Rama 4”. Ajo thotë se në përbërjen e qeverisë së re do ketë edhe njerëz nga opozita dhe këtë e dëshmoi me Vlorën dhe me fushatën e 11 majit, ku nuk përdori flamuj partiakë, por ato kombëtarë.

“Qeveria e Ramës do jetë më bazë të gjerë. Do ketë dhe nga e djathta. Kështu e bëri dhe fushatën për 11 majin, e bëri më flamuj kombëtarë dhe jo partiakë. E pamë dhe me rastin e Vlorës”, tha ajo

Gjatë diskutimit në studion e “Real Story”, analisti Skënder Minxhozi, pohoi se do dëshironte që në formacionin e kabinetit të kryeministrit Rama të mos përfshiheshin njerëz të rastësishëm dhe pa kontribute.

“Do ishte mirë që në qeverinë e re  të shohim sa më pak improvizime dhe persona të rastësishëm që nuk dinë fare se çfarë është menaxhimi dhe ekzekutivi. Unë këtë frikë e kam”, tha ai.

Më tej, Frrok Çupi u shpreh se në qeverinë Rama nuk do ketë elementë nga opozita.

“Nuk besoj se në qeverinë e re do ketë njerëz të pavotuar për të qeverisë, që do thotë se nuk do ketë nga opozita”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!