Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Qeveria ra”, NATO pezullon mbështetjen për Kabulin, SHBA vendos kontakte me talebanët

schedule16:47 - 17 Gusht, 2021

schedule 16:47 - 17 Gusht, 2021

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u shpreh sot se aleanca ka ndërprerë cdo ndihmë për qeverinë afgane dhe nuk po i jep më mbështetje, pasi një e tillë tashmë nuk ekziston pas rrëzimit nga talebanët.

Ne, natyrisht, kemi pezulluar të gjithë mbështetjen financiare dhe lloje të tjera të mbështetjes për qeverinë afgane sepse nuk ka asnjë qeveri afgane që NATO të mbështesë” tha Stoltenberg.

Asnjë shumë nuk transferohet, asnjë mbështetje nuk i jepet Kabulit pas rënies së qeverisë” shtoi Stoltenberg.

Ndërkohë që sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby konfirmoi sot në një konferencë se komandantët ushtarakë amerikanë kanë pasur komunikim me talebanët.

I pyetur nga “CNN” për të sqaruar nëse personeli ushtarak amerikan është ai që po bisedon me udhëheqësit talebanë, Kirby tha “Komandantët tanë në operacion kanë pasur komunikim me udhëheqësit talebanë“, por nuk pranoi që të jepte më shumë detaje.

Gjeneral Major Hank Taylor, zëvendësdrejtor për logjistikën tha se trupat amerikane nuk kanë pasur “ndërveprim armiqësor” me talebanët gjatë operacioneve të tyre të largimit./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!