Qeveria publikon Vendimin, dëmet do të kompensohen

schedule18:10 - 27 Nëntor, 2019

schedule 18:10 - 27 Nëntor, 2019

Është zbuluar VKM-ja e qeverisë që ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore për qarkun Tiranë dhe Durrës, si pasojë e tërmetit.

Kjo gjendje për dy qarqet do të zgjasë 30 ditë, sikur e parashikon ligji për Mbrojtjen Civile. Bazuar kësaj VKM-je banorët që kanë pësuar dëme do të kompensohen, sipas vendimit që pritet të nxirret nga Këshilli i Ministrave.

VKM-ja parashikon krijimin e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile që do të koordinojë dhe bashkëveprojë veprimet e institucioneve lidhur me situatën.

Ky Komitet do të drejtohet nga kryeministri Edi Ramën dhe në përbërje të tij janë disa ministra, drejtorë dhe dy prefektët e qarqeve. Masat që do të merren për situatën janë hartimi i një plani masash për të përballuar situatën dhe koordinimin e punës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!