Qeveria propozon Albert Nikollën për anëtar të autoritetit të dosjeve të ish-sigurimit

schedule20:25 - 18 Nëntor, 2021

schedule 20:25 - 18 Nëntor, 2021

Qeveria i propozoi Kuvendit caktimin e Albert Nikollës si anëtar të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, ndryshe i njohur si komisioni i hapjes së dosjeve.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i: Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të z. Albert Nikolla për anëtar të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Nikolla është Zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ai ka mbaruar fakultetin e dytë në Itali për Filozofi e Teologji, Masterin në Etikë Politike dhe Doktoraturën në Antropologji Kulturore.  Nga 2010-2013 ka qenë Drejtor i Caritas i Shqiptar dhe anëtar i Komisionit të Politikave Sociale të Caritas-it Europian në Bruksel. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!