Analisti Besnik Mustafaj deklaroi mbrëmjen e sotme në studion e Radarit Informativ në ABC përballë gazetares Sibora Bitri se jo vetëm shpalosja e programit nga PD-ja, por edhe e emrave që nesër do të përbëjnë kabinetin, nëse Lulzim Basha fiton zgjedhjet, është një gjë e mirë, pasi njerëzit duhet të dinë se për cilin do të votojnë për zbatimin e politikave të premtuara.
Lexo edhe: Përse fitoi Vetëvendosje? Mustafaj: Rama kujtoi se Kurti edhe Osmani do i rrinin si nxënës
“Është e mirë që dy muaj para zgjedhjeve po shfaqet programi, që publiku të njihet dhe gjykojë dhe arrijë në vendim të pjekura kur vjen puna për votën. Bashkë me programin po shfaqen shumë individualite të reja që do të jenë zbatues të programit. Për ne është e rëndësishme që të dimë kush janë njerëzit që do të jenë nesër në drejtimin e ministrive të ndryshme” tha ai.
Por a ka figura të reja në PD? Këtu, Besnik Mustafaj flet me emra konkretë. “Unë i quaj të rinj Jorida Tabakun me gjithë këto personazhe me një profil të konfirmuar, por që janë shumë të rinj dhe që nuk janë provuar në ekzekutiv janë të ardhur pas 2013 në nivelet e larta të politikës, kanë bërë një opozitë serioze, tani do të bëjë edhe një ekzekutiv serioz. Nuk ka një riciklim të brezit tim, që kanë qenë në qeveritë e mëparshme” tha ai.
Ndaluar te qeveria socialiste, ish-ministri i Jashtëm u shpreh se “Njerëzit flenë akoma në çadra. Rama po përpiqet ti mbysë me një zhurmë absurde, që del në 12 të natës dhe pret avionin për 7 mijë vaksina, siç doli edhe për 1 mijë vaksinat, që tha se shkoi në Amerikë me blerë vaksinat, siç shkonin dikur me bërë pazarin e dasmave në Stamboll, është bërë qesharak” përfundoi ai./ db/ Abcnews.al