Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qeveria në Durrës, Rama: Psikologë për të prekurit

schedule18:30 - 22 Shtator, 2019

schedule 18:30 - 22 Shtator, 2019

Kryeministri Edi Rama zhvendosi qeverinë, grupin parlamentar socialist dhe të gjithë kryebashkiakët në Durrës. Ai u kërkoi që të përshpejtojnë me dëmshpërblimet për banorët e prekur nga tërmeti e t’u caktohet psikolog atyre që u ka lënë pasoja përjetimi atij fenomeni të rrezikshëm të natyrës.

Vetë nuk arriti ta përjetojë sepse ndodhej në Frankfurt, por po mbledh copëza nga shqiptarët dëshmitarë të atyre pak sekondave që ndanin jetën nga vdekja.

Ka shkuar në qendrën e pritjes që është ngritur në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës kryeministri Rama, ku janë gati rreth 700 shtretër për të gjithë ata banorë që e ndjejnë të rrezikuar veten të rikthehen në banesat e tyre.

Më herët kryeministri mblodhi në prefekturën e Durrësit qeverinë, grupin parlamentar socialist dhe të gjithë kryebashkiakët. Ai u kërkoi të ushtrojnë kontrolle të unifikuara tamam si një hartë beteje.

“Gjëja e parë që kërkoj është që të gjithë ju, edhe prefektët e ardhur nga qarqet e tjera, të spostoheni në Durrës, me synimin që çdo familje që hyn në atë rrethin e parë të stresit dhe që dje gjatë gjithë natës ka qëndruar jashtë të kontaktohet. Mbi atë hartë të të dhënave që ka prefektura të bëhet një shpërndarje e forcave dhe çdo familje të kontaktohet për t’u dëgjuar”.

Në rolin e psikologut duhet të shndërrohen edhe deputetët e ministrat nënvizoi kreu i qeverisë pasi sipas tij ky është një moment që kapërcehet me komunikim./ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!