Qeveria ndaloi muzikën por këngëtarja Aurela Gaçe ka një mesazh

schedule23:35 - 20 Korrik, 2020

schedule 23:35 - 20 Korrik, 2020

Këngëtarja Aurela Gace njihet për natyrën e saj rebele dhe spontanitetin që  e karakterizon dhe e veçon në radhët e artistëve, sidomos të këngëtarëve të muzikës shqiptare.

Së fundmi ajo ka ndarë me publikun në rrjetet sociale një foto të sajën ku shihet e veshur me një bluzë me shënimin:

“Mbaje me shkumë”, ndërsa shkruan se “Nuk i kam per shitje bluzat, I krijoj per veten”.

Në fakt artistë të ndryshëm gjatë ditës së sotme kanë reaguar në lidhje me aktin e qeverisë për të mbyllur klubet dhe lokalet e natës dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00. Disa prej tyre kanë zhvilluar protestë përpara kryeministrisë pasditen e kësaj të hëne.

Ndoshta këngëtarja ka dashur të përcjellë një mesazh qeverisë me veprimin e saj të fundit, për ndalimin e muzikës në këto aktivitete./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!