Shqipëria do të ndihmojë Greqinë për lehtësimin e pasojave të dëmeve shkaktuar nga zjarret me 100.000 euro.
Qeveria e ka vendosur në mbledhjen e fundit të saj, ku gjithashtu ka ngarkuar për të zbatuar vendimin Ministrinë për Evropën e Punët e Jashtme dhe Ministrinë e Financave.
Shuma do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2018.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se:
“Shqipëria ndjehet veçanërisht pranë Greqisë fqinje në këto orë tragjike për ata që humbën të dashurit e tyre dhe po përballen me pasojat e dhimbshme të një zjarri të tërbuar”!/abcnews.al