Qeveria miraton fondin shtesë për organizimin e zgjedhjeve të 25 prillit

schedule19:30 - 8 Shkurt, 2021

schedule 19:30 - 8 Shkurt, 2021

Këtë të hënë ka hyrë në fuqi dhe fondi i ri i miratuar nga qeveria për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Fondi i miratuar tek buxheti i 2021 do të përdoret për organizimin e  zgjedhjeve për kuvend të datës 25 prill 2021.

KQZ në fondin e ri të 2021 miratuar nga Këshilli i Ministrave i shtohet fondi prej 1 miliardë lekësh.

Këshilli i Ministrave vendosi:

1.Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në  buxhetin e miratuar për vitin 2021, i shtohet  fondi prej 1 000 000 000 (një miliard) lekësh, për  organizimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 prill 2021.

2.Efekti financiar, i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i  buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021.

3.Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  për zbatimin e këtij vendimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!