Avokati Florim Shefqeti tha për ‘Ballkan Update’se qeveria Kurti po sulmon gazetarët. Sipas tij, strategjia e Vetëvendosjes është një fjalor i ashpër ndaj medias, ndërkohë që media është një pushtet i katërt.
“Ka qenë superskandali tjetër ku sipas informacioneve ishte edhe tentativa që përmes RTK të etiketohen tri portale që ishin kundër qeverisë Kurti dhe janë etiketuar në format më të ndryshme, që janë shoqëruar dhe në fund gjatë fushatës ishin eleminuar pothuajse TV dhe portale të tjera. Janë etiketuar edhe si të paguar nga Serbia.
Media është pushteti i katërt dhe ka të tilla që do të duhet të zhvillohen procedura kundër shpifjeve dhe fyerjeve sepse mungon llogaridhënia dhe vërtetësia e lajmeve. Ka portale që ekzistojnë dhe nuk kanë qenë në regjistruara ose të regjistruara dhe pa persona përgjegjës. Në Kosovë ka gazetarë dhe mediume profesionist që kanë pasur kontribut të veçantë që edhe raste gjyqësore të trajtohen siç duhet. Unë konsideroj dhe besoj që çfarëdo qasje e tillë nuk mund të ndikoj, por deri në këtë çështje kemi ambasada që mbështesin media.”

