Gazetari Visar Duriqi ka komentuar vizitën e të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe faktin që nuk u takua me kryeministrin Albin Kurti. Në një intervistë për emisionin “Ballkan Update” me Linda Karadakun, gazetari tha se Kurti po mundohet që ta kthejë sërish çështjen e dinarit në teknike.
“Kosova në nivelin e diskutimit për dinarin është përfaqësuar ulët, prej stafit teknik të bankës qendrore dhe ajo që kemi thënë gabimi që bëri qeveria teknike siç është dinari e kthye në çështje politike, dhe tani po mundohet ta kthejë sërish në çështje teknike. Ajo që kemi parë deri më tani në këtë vizitë të Lajçak është folur për dinarin dhe se si të dilet nga kjo situatë që qeveria e krijoi pa nevojë.“, u shpreh ai.
Ai thotë se qeveria e Kosovës po mundohet që të manipulojë çështjen e dinarit. Sipas tij, kjo çështje mund të zgjidhet me përfshirjen në lojë të një banke serbe, që do menaxhohet nga BQK-ja.
“Qeveria e Kosovës po mundohet ta manipulojë këtë çështje pasi e shkaktoi vetë si incident diplomatik që mori vendim të njëanshëm. Tani do të jetë pjesë e dialogut sikurse ka qenë prej dialogut teknik tabelat e regjistrimit të veturave. Pra besoj se në këtë rast është e qartë që qeveria po tenton ta mashtrojë publikun me dërgim të guvernatorit por prapë do të duskutohet në nivel politik. Pra e keqja e kësaj se fundi mund të jetë më i keq se e ka menduar Kurti edhe Banka para se të marrë këtë vendim.”, tha ai.
“Pra do të kemi krijimin e një institucioni të tretë që do të merret me financat dhe pronar do të jetë qeveria e Serbisë që do të operojë në Kosovë. Zgjidhja mund të jetë e nartyrës që të mos preket në një kohë dhe të futet dinari se si operohet me valutat e tjera.“, shtoi Duriqi./abcnews.al