Anton Berisha, ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës tha për “Tirana Live” se qeveria e Albin Kurtit nuk është bashkëpunuese dhe se po qeveris vendin me një politike jo integruese.
Marrë shkasë nga fakti që Kosova nuk u përfshi në agjendën e KiE, Berisha tha se Kosova humbi një mundësi të madhe.
“Qeveria e Albin Kurtit është jo bashkëpunuese, po qeveris me një politikë jo integruese. Ajo që u tha për Serbinë, Serbia është duke luajtur një politikë goxha interesante, mbetet në lojë me BE, Rusinë dhe Kinën në të njëjtën kohë. Nga ana tjetër Kosova humbi atë mundësi nga qeveria e Kurtit që ka dëshmuar që zhvillon një politikë jo integruese. Në këtë situatë do të ketë pengesa në shumë fusha, në financa, projektet infrastrukturore. Jemi duke u futur në një situatë reale më të komplikuar”, tha ai.