Donat Syla analist politik u shpreh se Dimal Basha ka treguar me qëndrimet e tij se është anti-UÇK. Në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, i ndalur tek zhvillimet politike dhe bllokimet e njëpasnjëshme në Kuvendin e Kosovës, sipas tij ishin të qëllimshme nga Vetëvendosja.
Gjatë kësaj interviste, Syla tha gjithashtu se deklaratat e Bashës, kundër UÇK kanë qenë të shumta, ndërsa shtoi se bllokada e Kuvendit është e qëllimshme, dhe zvarritje e procesit.
“Propozimet e njëpasnjëshme të Vetëvendosjes kanë qenë fillimisht Donika Gërvalla, më pas Albulena Haxhiu e cila në mandatin e kaluar të kësaj qeverie, i ka quajtur në mënyrë më të turpshme liderët dhe është thënë se emërimi i saj përbën një rrezik. Imagjinoni se çfarë mesazhi politik i dërgohet edhe gjykatës speciale, ndaj edhe Gërvalla edhe Haxhiu edhe ministri i Financave që ushtarët e UCK i cilësoi mercenarë… Pra tregojnë për një orientin anti-UÇK të Vetëvendosjes në mënyrë që të dëmtohet edhe të paraburgosurit në Hagë”, tha ai.
Më tej shtoi se sipas tij nuk ka pasur asnjëherë më parë klimë më anti-UÇK se sa me establishmentin aktual në Kosovë.
Një tjetër problem sipas tij është edhe ngecja në infrastrukturë dhe një izolim total ndërkombëtar, duke shtuar se kjo klasë politike aktuale duhet të ndryshojë qasje sepse me këtë qeverisje dëmtohet Kosova.
/abcnews.al/

