Qeveria italiane shpall gjendjen e jashtëzakonshme për emigracionin

schedule18:22 - 11 Prill, 2023

schedule 18:22 - 11 Prill, 2023

Me propozim të ministrit të Mbrojtjes Civile dhe Politikave Detare Nello Musumeci, qeveria miratoi gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin pas rritjes së jashtëzakonshme të fluksit të emigrantëve nëpër rrugët e Mesdheut.

Gjendja e jashtëzakonshme, e mbështetur me një kredi fillestare prej pesë milionë eurosh, do të zgjasë gjashtë muaj.

“Kemi përmbushur me kënaqësi kërkesën e ministrit të Brendshëm Matteo Piantedosi, duke e ditur mirë seriozitetin e një fenomeni që po shënon një rritje prej 300%,” tha ministri italian përgjegjës për politikën detare, Nello Muzumechi.

E gjithë çështja lidhet me rritjen e madhe të numrit të të ardhurve, sidomos këto ditët e fundit, dhe do të diskutohet në kabinetin e qeverisë Meloni, që do të mblidhet pasditen e sotme.

“ngrita një alarm disa ditë më parë. Ishujt tanë nuk mund të përballen të vetëm me gjithë këtë realitet, është e qartë se gjendja e jashtëzakonshme do të lehtësonte marrjen e vendimeve të nevojshme”, tha Muzumechi, në radion publike Rai.

Në total, fundjavën e kaluar roja bregdetare italiane dhe roja bregdetare e vendit shpëtuan më shumë se 2000 emigrantë dhe refugjatë në jug të Siçilisë. Në të njëjtën kohë, një anije peshkimi me të paktën 700 persona në bord (shoqëruar nga dy skafe të rojes bregdetare italiane) është nisur drejt portit të Katanias, ku pritet të mbërrijë nesër në mëngjes. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!