Qeveria irlandeze në alarm nga varianti Omicron, aplikon masat e reja kufizuese

schedule01:46 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 01:46 - 18 Dhjetor, 2021

Qeveria irlandeze vendosi që nga dita e shtunë njësitë e shërbimit, kinematë dhe teatrot do të mbyllen në orë 20:00. Ky vendim u morr për të ulur numrin e infektimeve. Kryeministri Micheal Martin deklaroi, që një pjesë e madhe e personave të infektuar ditët e fundit janë infektuar me variantin e ri Omicron.

Autoritetet kanë vendosur, që masat kufizuese  do rrinë  në fuqi deri në datën 30 janar dhe më pas do të rishikohen raporton “BBC”. Kryeministri gjatë deklaratës që dha për mediat tha, se varianti Omicron përhapet në mënyrë agresive në të gjitha grupëmoshat dhe do të infektojë më shumë njerëz sesa variantet e tjerë.

Qeveria irlandeze vendosi gjithashtu, uljen e numrit të spektatorëve që marrin pjesë në eventet sportive dhe numrin e personave që marrin pjesë në një ceremoni martesore. Ditën e premte u zbuluan 3,628 raste të reja në Republikën e Irlandës. Kryetari i Shoqatës së Restoranteve Adrian Cummins deklaroi, që nuk e di nëqoftëse ekziston ndonjë plan nga autoritetet për të mbajtur hapur bizneset dhe që vendimi i ka zëmëruar pronarët e restoranteve.  / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!