Qeveria i rikthehet qeseve: Të mos përdoren pas 1 qershorit

schedule15:27 - 7 Shkurt, 2022

schedule 15:27 - 7 Shkurt, 2022

Qeveria Rama i është rikthyer nismës për ndalimin e përdorimit të qeseve 3 vite pasi u pezullua. Sipas projektligjit  që prej 1 qershorit në vend do të ndalohet prodhimi, importimi dhe hedhja në treg e qeseve plastike.

Komisioni i Veprimtarive ka nisur diskutimet ku kanë qenë prezent grupet e interesit të cilat e kanë kundërshtuar ashpër një vendim të tillë. Shoqata e ricikluesve ka argumentuar se nëse do miratohej do të falimentonte këtë industri e cila ka investuar miliona euro në teknologji.

Projektligji parashikon penalitete të rënda për bizneset dhe qytetarët që nuk e zbatojnë. Çdo person që hedh në treg, prodhon apo importon qese plastike mbajtëse, sipas nenit 29 të ligjit dënohet me gjobë nga 1 milionë deri në 1.5 milionë lekë.

Gjobave nuk do ti shpëtojnë as qytetarët në rast se i përdorin  qeset pas 1 qershorit ,sipas ligjit  ata do penalizohen me gjobë në vlerën nga 30 mijë lekë deri në 100 mijë lekë. Këto ndryshime ligjore janë propozuar  si një masë për të ulur ndotjen nga qeset në vend. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!