Qeveria gjermane ka rënë dakord sot për të prezantuar një biletë mujore të transportit publik prej 49 eurosh (52 dollarë) më 1 maj, megjithëse Bashkimi Evropian nuk ka dhënë ende nje miratim përfundimtar.
“Ky vendim do të bëhet realitet më 1 maj”, tha sot kryetari i Konferencës së Ministrave të Transportit, Oliver Krischer, pas mbledhjes së grupit të punës.
“Shitjet e biletave mbarëkombëtare për autobusët dhe trenat rajonalë do të nisin më 3 prill”, tha Krischer.
Megjithatë, marrëveshja pritet t’i nënshtrohet miratimit të Komisionit Evropian. Mbikëqyrësi i konkurrencës i BE-së aktualisht po shqyrton propozimin e qeverisë.
Sipas Krischer, qeveria federale dhe ajo shtetërore arritën një marrëveshje për të ashtuquajturën ‘biletë pune’, të cilën punëdhënësit do të mund ta blejnë me një zbritje prej 5%, dhe më pas do t’ua kalojnë punonjësve të tyre me një zbritje prej të paktën 25%.
Nuk është arritur ende një marrëveshje nëse do të ofrohen bileta dixhitale.