Qeveria gjermane miraton 1 miliard euro ndihmë për kulturën

schedule07:38 - 18 Qershor, 2020

schedule 07:38 - 18 Qershor, 2020

Qeveria gjermane ka miratuar një paketë ndihmë për kulturën.

Paketa me vlerë 1 miliard euro, ka si qëllim përmirësimin e mundësive të punësimit për artistët, pas kufizimeve të vendosura kundër COVID-19.

Ministrja e Kulturës, Monika Gruetters, deklaroi se është me rëndësi që të mirëmbahen atraksionet kulturore.

“Duhet të mirëmbajmë atraksionet kulturore dhe vendet performuese”, theksoi ministrja e Kulturës, Monika Gruetters, në një deklaratë pas një takimi të kabinetit në Berlin.

Ndërkohë, një e katërta e financimit do të shkojë për vendet e asistencës për zbatimin e masave higjienike, biletave në internet dhe sistemeve të ventilimit.

Ndërsa 480 milionë euro kanë për qëllim të ndihmojnë artistët të kthehen në punë me kohë të plotë. Pjesa tjetër, 150 milionë euro janë siguruar për digjitalizimin dhe 100 milionë euro do të kompensojnë humbjen e të ardhurave nga pandemia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!