Qeveria franceze thirrje FIFA-s: Të hetohen festimet dhe fyerjet e Argjentinës

schedule12:00 - 23 Dhjetor, 2022

schedule 12:00 - 23 Dhjetor, 2022

Bruno Le Maire, ministri francez i financave dhe numri dy në qeverinë franceze, i ka kërkuar FIFA-s të hetojë fyerjet e bëra nga futbollistët argjentinas kundër “Les Bleus” në fund të finales së Kupës së Botës e cila u fitua me penallti nga amerikano-jugorët.

Teksa lojtarët e Argjentinës festuan në mënyrë euforike, pati disa momente që u bënë virale dhe jo për arsyet e duhura.

Qëndrimi i portierit të Argjentinës, Emiliano Martinez, i cili u tall me sulmuesin francez Kylian Mbappe në disa raste pas fitimit të Kupës së Botës, si dhe sjellja e ish-lojtarëve si Kun Aguero, i cili tallte mbiemrin e Eduardo Camavinga, kanë rënë shumë keq në shtypin francez.

“Këto janë fyerje të padenja dhe çfarë bën FIFA?”, Le Maire komentoi në “Sud Radio”.

“Sporti është çështje e lojës së ndershme dhe respekti për të tjerët, respektimi edhe për humbësit”.

FFF denoncon abuzimin racist

Federata Franceze e Futbollit kishte njoftuar tashmë se do të denonconte përdorimin e fyerjeve raciste në mediat sociale kundër lojtarëve francezë që humbën goditjet e tyre të penalltive.

Në këtë rast nuk dihet ende nëse autorët kanë qenë tifozë francezë apo argjentinas apo nga ndonjë vend tjetër./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!