Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qeveria franceze, gati planin për të nisur lehtësimin e masave anti-covid

schedule16:13 - 29 Prill, 2021

schedule 16:13 - 29 Prill, 2021

Qeveria franceze ka njoftuar se do të nisin me lehtësimin e masave anti-covid duke nisur nga mesi i majit.

Presidenti i vendit Emmanuel Macron tha në një intervistë për mediat se duke nisur nga 19 maji, shtetrrethimi do të lëvizë nga ora 19.00 në 21.00 të mbrëmjes. Ndërsa nga 9 qershori, shtetrrethimi do të zhvendoset në orën 23.00 të mbrëmjes përpara se të hiqet tërësisht më 30 qershor.

Intervista e Macron për gazetat rajonale me detajet e planit për lehtësimin e kufizimeve pritet që të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.

Po ashtu, nga 19 maji, restorantet, kafenetë dhe baret do të kenë mundësi që të qëndrojnë të hapura në tarraca dhe ambiente të tjera të hapura. Po në atë ditë do të hapen muzeumet, kinematë dhe teatrot. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!