Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës janë mbledhur në një takim koordinues për të diskutuar rreth marrëveshjeve të nënshkruara mes tyre më 26 nëntor të vitit të shkuar.
Në mbledhjen e përbashkët mungojnë kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai kosovar Ramush Haradinaj ndersa takimi u hap nga zevendeskryeministri i Kosoves Fatmir Limaj dhe zevendeskryeministri i Shqiperise Erion Brace.
Numri dy i Qeverise se Kosoves, Limaj foli per progres ne ecurine e 4 marrëveshjeve të nënshkruara në Pejë. Qershori sipas Limajt duhet të jetë afati i fundit për fillimin e zbatimit të tyre.
Ndërsa numri dy i Qeverisë së Shqipërisë, Braçe u shpreh se pesë vite nga mbledhja e parë e përbashkët e mbajtur në Prizren është arritur plotësimi i kuadrit ligjor dhe përafrimi i tij me vendet e Bashkimit Europian.
Pas fjalës së dy kryeministrave mbledhja vijoi me dyer të mbyllura. Në sesionin e dytë të saj ministrat do të njoftojnë detajet rreth secilës marrëveshje për të cilat më pas do të jenë zëvendëskryeministrat Limaj dhe Braçe të cilët do të raportojnë tek drejtuesit e qeverive Rama dhe Haradinaj. /ABC News Albania 24/7