Qeveria e RMV-së ndalon përdorimin e makinave zyrtare për nevoja personale

schedule19:40 - 7 Shtator, 2021

schedule 19:40 - 7 Shtator, 2021

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e kësaj të marte kanë vendosur që të ndalohet përdorimi i automjeteve zyrtare për nevoja personale.

Mediat vendase bëjnë me dije se me iniciativën e zv. kryeministrit për Antikorrupsion, Ljupço NikolLovski, u mor vendim i ri që përcakton dhe rregullon përdorimin e automjeteve zyrtare në pronësi ose të përdorura nga shteti.

“Me dispozitat e reja, çdo përdorim i automjeteve zyrtare duhet të miratohet, justifikohet, me qëllim dhe racional dhe në përputhje me vizionin, misionin, qëllimet dhe fushën e punës së organit shtetëror në përputhje me kompetencat e tij.

 Ne vazhdojmë të punojmë drejt zvogëlimit të përfitimeve të panevojshme për zyrtarët, siç kemi bërë më parë duke kufizuar shërbimet e hotelierisë, si dhe shpërblimin e anëtarëve të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse të ndërmarrjeve publike në të gjithë vendin”, ka thënë zv.kryeministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!