“Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut po rrezikon shqiptarët”, Ademi: Po goditet marrëveshja e Ohrit

schedule16:28 - 17 Shtator, 2024

schedule 16:28 - 17 Shtator, 2024

Arber Ademi nga Fronti Evropian ka deklaruar në emisionin “Ballkan Update” se po goditet marrëveshja e Ohrit dhe si pasojë rrezikohen shqiptarët. Ai ka theksuar se vendimi i qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut ka zvogëluar shqiptarët numrin e shqiptarëve.

“Sllogani i fushatës ishte te maqedonasit dhe ende pa u mbushur shumë ditë nga formimi i kësaj qeverie hasim një kthim mbrapa të të drejtave të shqiptarëve.

Vendimi i parë që në ditën e parë të kësaj qeverie ka qene zvogëlimi i shqiptarëve në 24%, as në 2002 nuk kanë qene kaq shqiptarët. Kemi zhvilluar negociata të tëra, por  kjo qeveri këtë di të bëjë. Ka përgjithësi shumë të madhe. Maqedonia për hir të vërtetës vitet e fundit ka shënuar hapa përpara por duke respektuar frymën e marrëveshjes së Ohrit.

Ata që e quajnë veten shqiptarë janë pa vullnetin e shqiptarëve dhe konfirmojnë çdo lloj vendimi të VMRO, partisë nacionaliste konservatore këtu në vendin tonë, prandaj nuk do të më befasonte çfarë do lloj vendimi, për arsye se për më pak se 100 ditë janë shënuar hapat të mëdhenj mbrapa. Balancuesi dhe heqja e balancuesit është në programin zgjedhor të VMROS, por fatkeqësisht këta që e quajne veten shqiptarë kanë votuar një program të qeverisë për shlyerjen e balancuesit”.

Më tej, Ademi ka shtuar se kryefjala e fushatës ishte anëtarësimi i vendin në BE, sot vendi është shumë larg BE se sa çdo herë më përpara.

“Në qoftë se i referohemi fushatës, kryefjala ishte anëtarësimi i vendin në BE, sot jemi shumë larg BE se sa çdo herë më përpara.

Në qoftë se i referohemi fushatës të gjitha partitë politike flisnin për sundim të së drejtës, ndërsa sot ende pa u bërë 100 ditë, nga burgjet janë liruar ata që nga burgjet hynë dhunshëm në kuvend në vitin 2017 kur Xhaferri u zgjodh për herë të parë kryetar kuvendi. Pra, paramendojeni, ata që u dënuan madje dhe për terrorizëm me që nëse dhunshëm hynë në kuvend, për ta penguar zgjedhjen e Xhaferrit, sot janë të lirë nga qeveria dhe kuptohet që po goditet marrëveshja e Ohrit dhe gjithë kjo situatë ka për rrjedhojë mosrespektimin e legjitimitetit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!