Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qeveria e re/ Ministria e Mbrojtjes i besohet sërish Piro Vengut

schedule13:10 - 11 Shtator, 2025

schedule 13:10 - 11 Shtator, 2025

Kryeministri Rama po prezanton në Asamblenë e PS qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Rama konfirmoi Ballukun në krye të ministrisë së Infrastrukturës. Konfirmime të tjera janë Albana Kocciu në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Blendi Gonxhja do të jetë në krye të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, si dhe ministren e re të ekonomisë dhe Inovacionit e cila do të jetë Delina Ibrahimaj.
Ministër i drejtësisë do të jetë Besfort Lamallari. Në krye të sektorit të Mbrojtjes, do të jetë Pirro Vengu.

PROFIL PIRO VENGU



Z. Vengu është lindur më 24 Prill 1986, në Elbasan. Prej korrikut 2024 ai ka mbajtur postin e Ministrit të Mbrojtjes.
Nga viti 2019 e në vijim (2024), z.Vengu ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës. Në periudhën 2017 deri në 2019, ai ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Antikorrupsionit, në Kryeministri.
Ndërsa nga viti 2013 deri në 2017, ka qenë shefi i kabinetit në Ministrinë e Jashtme. Më herët, gjatë viteve 2010 – 2013, z. Vengu ka mbajtur rolin e Koordinatorit të Programeve Kërkimore, European Council on Foreign Relations (Paris, Francë)./ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!