Kryeministri i ri Italian ka marrë një sërë urimesh nga liderë ndërkombëtarë ndër të cilët dhe presidenti i Rusisë Putin i cili i ka kërkuar një bashkëpunim më të gjerë në interes të dy popujve.
presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një telegram urimi kryeministrit të ri Italian menjëherë pas betimit të ekzekutivit në presidencë. Sipas deklaratës për shtyp të publikuar nga Kremlini, presidenti rus thekson se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Italisë mbështeten në traditën e mirë të miqësisë dhe respektit të përbashkët. Më tej shkruhej se presidenti rus prêt që kryeministri Konte të lehtësojë bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme, por dhe të ndihmojë në zgjidhjen e shumë cështjeve të vështira rajonale dhe ndërkombëtare. Sipas deklaratës një bashkëpunim i tillë është në interes ë popullit rus dhe atij Italian. Por më tej në telegramin e urimit përmendej dhe Festa e Republikës italiane, e cila sot festohet së bashkë me qeverinë e re. /abcnews.al