Qeveria e re greke e Mitsotakis merr mbështetjen e parlamentit me 158 vota

schedule11:40 - 23 Korrik, 2019

schedule 11:40 - 23 Korrik, 2019

Me 158 vota pro qeveria e re greke e Qiriakos Micotaqis, lider i Demokracisë së Re, ka marrë miratimin e parlamentit për të nisur punën me premtimin kryesor për të rimëkëmbur ekonominë e vendit

Kryeministri Micotaqis u shpreh se në gjashtë muajt e parë të 2015-ës, vendi përballej me një kombinim i arrogancës, paaftësisë dhe injorancës të institucioneve europiane. “Ndërsa Greqia ishte në buzë të humnerës, me bankat e falimentuara, tashmë Demokracia e Re do të mbajë Greqinë në Europë”, premtoi ai. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!