Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mbështet urdhër-arrestin e Putinit

schedule19:14 - 17 Mars, 2023

schedule 19:14 - 17 Mars, 2023

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar mbështet urdhër-arrestimin e Vladimir Putin.

“Ata që janë përgjegjës për krimet e tmerrshme të luftës në Ukrainë duhet të sillen para drejtësisë”, postoi James Cleverly në Twitter.

“Puna duhet të vazhdojë për të hetuar mizoritë e kryera”. Komentet e tij i bëjnë jehonë atyre të Sir Keir Starmer, i cili tha se “nuk ka vend për t’u fshehur për Putinin dhe miqtë e tij dhe bota është e vendosur t’i bëjë ata të paguajnë për atë që kanë bërë”.

“Kam parë shkatërrimin e shkaktuar mbi popullin e guximshëm të Ukrainës,” tha lideri laburist.

“Këto raste janë vetëm maja e ajsbergut. Një ditë Putini do të përballet me drejtësinë: deri atëherë, ne do të vazhdojmë të mbështesim fitoren e saj,” tha Cleverly

/abcnews.al