Qeveria e Maqedonisë rekomandoi ndalimin e transmetimit të kanaleve ruse

schedule13:15 - 28 Shkurt, 2022

schedule 13:15 - 28 Shkurt, 2022

Pas Kosovës edhe qeveria e Maqedonisë së Veriut duket se është drejt vendimit për mbylljen e transmetimit të kanaleve ruse.

Në seancën e zhvilluar një ditë më parë qeveria e Maqedonisë së Veriut e kryesuar nga zëvendëskryeministri, Artan Grubi solli vendim me çka u rekomandohet – propozohet operatorëve kabllor që të ndalojnë transmetimin e kanaleve ruse në platformat e tyre.

Ndërkohë në këtë diskutim ajo që është nxjerrë në pah është fakti se Qeveria nuk ka mundësi ligjore për t’i urdhëruar operatorë kabllor, prandaj edhe në këtë fazë shkohet vetëm me rekomandim.

Kuptohet gjithashtu se qytetarë të shumtë të Maqedonisë së Veriut janë ankuar për transmetuesin publik serb – RTS, pasi “bën propagandë ruse”./abcnews.al