Qeveria e Malit të Zi, pjesë dhe 3 shqiptarë/ Berisha: Nuk kanë vizion të qartë për situatën në Ballkan

schedule16:25 - 25 Korrik, 2024

schedule 16:25 - 25 Korrik, 2024

Pjesë e qeverisë së re së Malit të Zi janë dhe tre ministra shqiptarë. Nik Gjeloshaj është zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka është ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj është Ministër i Administratës Publike.

Lidhur me ta ka folur në emisionin “Ballkan Update”, analisti Rid Berisha, i cili ka thënë se shqiptarët nuk kanë vizion të qartë për situatën në Ballkan.

Ai ka theksuar se gjithçka është krijuar nga pangopësia për pushtet dhe komoditeti që i ofron ulësja e pushtetit.

“Nga pangopësia për pushtet dhe nga një shikim i verbër i paanalizuar mirë strategjik, i pavizion se ç’po e pret Ballkanin nga tundimi agresiv. Edhe pangopësia për pushtet po i bën elitat politike në Mal të Zi, në Maqedoni, edhe një nga rendetjet e përfshirjes së Kosovës për të bërë fushata këtej e andej, mendoj se e kanë nxjerrë situatën nga terezia objektive, politike. Prandaj, këtu nuk mund të flasim për kuaza të asnjë lloj tjetër, por vetëm për rehatllik në ulëset e pushtetit. Imagjinoni sot do duhej që shqiptarët në Mal të Zi me këtë qeveri pro ruse, pro serbe të largoheshin menjëherë nga ky koalicion. Shqiptarët edhe në Maqedoni do të duhet të jepnin mesazhe të qarta se qëllimi i tyre është integrimi në BE dhe jo krisja në raporte me fqinjët, jo përplasja e raporteve me Greqinë, sepse gjithë ky rajon lehtë mund të ndizet. Edhe duket se Rusia po e përdor pangopësinë dhe gjithë politikanët vijnë në pushtet me gjuhën e konfliktit dhe përplasjes. Edhe gjithë kjo e ka trashëgiminë te doktrina ruse”, u shpreh Berisha./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!