Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Qeveria e Kosovës, zero investime”, Rafuna: Prej 8 muajsh, nuk është bërë asgjë për zgjidhjen e krizës ekonomike

schedule17:34 - 24 Tetor, 2025

schedule 17:34 - 24 Tetor, 2025

Kreu i Odës Ekonomike Lulzim Rafuna komentoi për ‘Ballkan Update’ zhvillimet e fundit në Kosovë sa i takon politikave ekonomike dhe ndihmës së qeverisë për bizneset.

Rafuna tha se në 8 muaj nuk është bërë asgjë për zgjidhjen e krizës ekonomike e cila ka prekur bizneset dhe jo vetëm. Më tej, Rafuna tha se problematike është edhe mosmiratimi i buxhetit të ri.

“Po hyjmë në një cikël zgjedhjesh të jashtëzkaonshme sepse sipas deklaratave dhe analizave do të jetë  e vështirë të kemi qeveri të dielën që është dita e fundit. Qytetarët janë duke e vuajtur, por edhe biznesi. Një sfidë tjetër është edhe mosmiratimi i buxhetit të ri. Dihet që me ligjin e buxhetit mund të ndahet 1 e 12a, por në muajin mars duhet ta kemi në Kuevnd që të shtyhet me një vit implementimi.

Nëse ka një vullnet prej partive të opozitës mund të kapërcehet kjo gjë sepse thirret një mbledhje e jashtëzakonshme. Nëpërmjet një buxheti shihen dhe politikat sociale dhe fiskale dhe ka shumë pikëpyetje. Ne kemi tejkaluar 1 miliardë euro marrëveshje që presin në Kuvend.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!