Qeveria e Kosovës: Serbia ka shkelur tetë nene të marrëveshjes bazike

schedule21:18 - 6 Maj, 2023

schedule 21:18 - 6 Maj, 2023

Brenda dy javëve pas dakordimit në Bruksel, Serbia ka shkelur tetë nene të Marrëveshjen Bazike, preambulën e saj dhe një nen të Planit të Zbatimit. Kështu ka shkruar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ku ka postuar një përmbledhje, në gjuhën shqipe, tw të gjitha shkeljeve të Serbisë.

“Shkelje këto që kryeministri Kurti i prezantoi para ndërmjetësve evropianë në takimin e 2 majit në Bruksel”, ka shkruar ai. Kujtojmë që në takimin e fundit, Kurti tha se nuk është dakordësuar për draftin e Asociacionit pasi sipas tij një draft i tillë ishte i papajtueshëm me kushtetutshmërinë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!