Qeveria e Kosovës për krijimin e ushtrisë: Një e drejtë e fituar nga sakrificat

schedule14:47 - 14 Dhjetor, 2018

schedule 14:47 - 14 Dhjetor, 2018

Me anë të një deklarate të gjatë për media qeveria e Kosovës ka uruar popullin me rastin e krijimit të ushtrisë. Ndër të tjera në deklaratë thuhet se ushtria është një e drejtë që Kosova e ka fituar me shumë gjak e sakrifica.

“Kosova është NATO dhe NATO është Kosovë. Për këtë askush mos të ketë asnjë dyshim. Së bashku me aleatët, NATO-n do të jemi vetëm në shërbim të demokracisë, sigurisë, paqes dhe zhvillimit në Kosovë, rajon e kudo që kërkohet”. Këthu thuhet ndër të tjera në urimin e gjatë që qeveria e Kosovës I bën popullit me rastin e krijimit të ushtrisë së vendit. Më tej aty theksohet se Kosova e ka fituar këtë të drejtë me anë të sakrificave të shumt. Dhe për këtë arsye është e drejta e Kosovës që të ketë ushtri, një forcë multietnike e profesionale të ndërtuar sipas standardeve më të larta të NATO-s.

Duke kujtuar dhe nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për lirinë dhe shtetin tonë dhe duke shprehur mirënjohje për misionin e NATO-s, KFOR-it, të gjithë trupave ushtarake të vendeve aleate: SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, e të gjitha atyre vendeve që i shërbyen paqes në Kosovë, Qeveria e Republikës së Kosovës thekson se sot u kurorëzua rrugëtimi për konsolidimin e plotë e të brendshëm shtetëror të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se me miratimin e Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Kosova përcakton kompetencat, organizimin dhe funksionimin e FSK-së, si forcë multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe ligjor në mbrojtje të integritetit territorial, qytetarëve, pronës dhe interesave të Republikës së Kosovës, dhe e cila i nënshtrohet kontrollit civil demokratik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!